Aktualitet

Trondit media greke: 20-vjeçaren e mbyti burri i saj në sy të foshnjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:29 - 17/06/21 |
mapo.al

Zbulohen detaje shokuese nga ngjarja që tronditi Greqinë muajin e kaluar, ku u vra brenda në shtëpinë e saj në sy të foshnjes disa muajshe, një 20-vjeçare me origjinë nga Britania e Madhe.






Policia, sipas Protothema, ka në dispozicion informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i Caroline 20-vjeçare është burri i saj Charalambos Anagnostopoulos.


“Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës”, shkruhet në artikull.










“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts, është sipas informacionit në dispozicion të policisë dhe që konsiderohet i mjaftueshëm, vrasësi i saj”.



“Përmbysja që sjell 32-vjeçarin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatërruar, në pozicionin e të akuzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vrasjeve të viteve të fundit, e lë publikun pa fjalë”, shkruan Protothema.

Lexo edhe :  Nga uji i ftohtë tek çarçafi gërshet/ Detaje makabre, si u torturua Ilia Kareli

Bashkëshorti pilot i britanikes Caroline, u bë person i dyshuar që në momentin kur te shiriti ngjitës që u gjet në gojën e 20-vjeçares, u gjetën e shenjat e tij të gishtave.

Anagnostopoulos e jusitifikoi këtë me pretendimin se ai ua kishte dhënë vetë shiritin grabitësve i ndodhur në kushtet e kërcënimit për jetën e saj. Sot, policia greke e shoqëroi 32-vjeçarin me urgjencë me një helikopter, ndërsa ai ndodhej te varri i së shoqes në Glyka Nera, ku po zhvillohej një përkujtimore.

LEXO EDHE: 

Vrasja e Karolinës në Greqi, policia shoqëron bashkëshortin me helikopter

1


Etiketa: , , , ,

Pas