Aktualitet

Trondit Putin: Navalny? Shërbimet sekrete, po të donin do ta kishin vrarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 18/12/20 |
mapo.al

“Navalny? Po të donin shërbimet sekrete, do ta kishin vrarë me kohë”.






Kjo është përgjigjja, jo pak shokuese, e presidentit rus Vladimir Putin, i pyetur gjatë konferencës për shtyp të fundvitit për rastin e disidenti rus që akuzon Kremlinin për helmimin e tij me substancën e quajtur Novichok.


Ditë më parë, Navalny në një intervistë kishte deklaruar se ishte i sigurt që urdhri për vrasjen e tij kishte ardhur nga vetë presidenti, por Putin mohoi akuzën.





“Ai pacienti në Berlin është i mbështetur nga shërbimet inteligjente amerikane, prandaj normalisht shërbimet tona duhet ta monitorojnë. Por, kjo nuk do të thotë se ka nevojë ta helmojnë, kujt i intereson? Po të donin me shumë mundësi do ta kishin bërë, diçka të tillë”, ishte fjalia e plotë e Putin, që duke mohuar faktin, nuk përjashtoi që diçka e tillë mund të ndodhte, po të ishte e nevojshme.

Lexo edhe :  Biden paralajmëron takim me Putinin


Në mënyrë më të relaksuar, Putin iu përgjigj edhe një pyetje për Trump, në qoftë se ishte gati t’i siguronte një punë në Rusi, tani që nuk do të jetë më zoti i Shtëpisë së Bardhë.



“Trump nuk ka nevojë të gjejë punë në Rusi”, u përgjigj Putin, duke shtuar se “pothuajse 50% e popullsisë ka votuar për të. Ai është i mbështetur dhe me sa kuptoj nuk do të braktisë jetën politike në Shtetet e Bashkuara”.

LEXO EDHE: 

Rusia hedh poshtë gjetjet e hetimit për helmimin e Navalnit

1


Etiketa: , , ,

Pas