Aktualitet

Tronditën Greqinë, 3 vrasësit gjakftohtë që kërkuan drejtësi për viktimat e tyre














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 18/06/21 |
mapo.al

E gjithë Greqia po ndjek e shokuar zhvillimet në lidhje me rastin e vrasjes së 20-vjeçares Caroline, më 11 Maj në Glyka Nera, pasi piloti 32-vjeçar pranoi se është ai autori i ngjarjes së rëndë.






Për 37 ditë me radhë, ai u soll me gjakftohtësi duke rrëfyer një skenë të trilluar me grabitës barbar dhe më pas nxitoi të ngushëllonte prindërit e bashkëshortes të cilës ia mori jetën me duart e tij.


Disa minuta pasi të transferohej me helikopter nga zona ku mbahej ceremonia përkujtimore për 20-vjeçaren ai përqafoi nënën e saj. Mënyra si u hoq ai në publik, deklaratat, mesazhet në rrjetet sociale në lidhje me krimin ku shfaqej si një burrë i shkatërruar, kanë sjellë në vëmendje krimet monstruoze të ndodhura në Greqi ndër vite.







Çështja Douri
Në dhjetor të vitit 1993, opinioni publik grek u shokua nga krimi i kryer në Ermioni. Një djalë 6-vjeçar u gjet i vrarë dhe i abuzuar seksualisht. Familjarët e tij u shfaqën në media zemërthyer për tragjedinë që kishte ndodhur.





Pas një kohe të shkurtër, faktet u përmbysën. I ati i 6-vjeçarit Manolis Douris dha deklarata kontradiktore në polici duke treguar se si e kishte gjetur ai kufomën e djalit të tij.

Gjatë marrjes në pyetje ai u përpoq të justifikohej por shumë shpejt e vërteta u zbulua dhe rezultoi se autori kishte qenë vetë ai. Shoqëria greke reagoi ashpër asokohe duke kërkuar ndëshkim shembullor. Ai u burgos dhe disa vite më vonë u gjet i varur në qeli.

Lexo edhe :  Koronavirusi - 864 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë

Që nga momenti i arrestimit ai ishte përballur me sulme nga të burgosurit e tjerë. Si rezultat ai ndryshoi katër burgje. Me 24 shkurt 1996 ai u gjet i varur me kabllo në qeli.

Masakra e Agrinios
Ishte nëntor 2006 kur u zbulua një krim i pesëfishtë që e kishte tronditur përsëri Greqinë. Pesë persona të moshës 33, 23, 21, 17 dhe 32 të cilët kishin shkuar për gjueti në zonën e Agrinio, u vranë me gjakftohtësi. Masakra u bë çështja kryesore në të gjitha mediat ndërsa familjet që mbanin zi dhe komuniteti i trazuar lokal, kërkonin drejtësi.

Midis atyre që nxituan për të parë vendin e tragjedisë nga afër, ishte një fermer, pronari i tokës ku u gjetën viktimat, i cili madje kërkoi dënimin shembullor të autorëve. Ai kishte deklaruar se vrasësit duhej të dënoheshin me vdekje.

Pas një hetimi policor, ai u arrestua si i dyshuar dhe më vonë pranoi krimin. Djali i tij kishte qenë me të në momentin kur ishin njoftuar se disa gjuetarë kishin hyrë në kullotën e tyre. Fermeri tha se djali nuk kishte gisht, por hetimet e nxorën atë bashkëpunëtor në krim. Gjykata i dënoi babë e bir me 5 dënime të përjetshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas