Aktualitet

12% e fëmijëve në Shqipëri bien viktimë e abuzimeve seksuale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:17 - 21/07/19 |
mapo.al

Ngjarja e Durrësit, ku një 8-vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga 5 të rinj brenda ambienteve të shkollës “Myslim Hida”, ka risjellë në vëmendje fenomenin shqetësues. Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve, rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktimë e abuzimeve seksuale.






Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite me radhë.


Ndërkohë, për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 % të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Lexo edhe :  U zhduk një muaj më parë, gjendet në Durrës 17-vjeçarja, arrestohet i riu






Pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale, përfshin ndikimin mbi vetëvlerësimin, dëmtimin e zhvillimit të personalitetit, mungesën e socializimit me të tjerët si në moshë fëmijnore, por edhe në moshën e adoleshences dhe moshën madhore.




Vetmia, niveli i testosteronit i lartë rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njejtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas