Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditen e kësaj të premteje.
Një person ka ekzekutuar gruan e vet. Dyshohet që viktimë të jetë edhe vëllai. Policia po shkon drejt vendngjarjes.
Burime bëjnë me dije se autori është me mbiemër Sinani. Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.