Aktualitet

Tronditëse/ Vrasja e çiftit shqiptar të kthyer nga Suedia, autor dyshohet djali





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 23/01/20 |
mapo.al

Detaje të reja, makabre, kanë dalë në dritë nga vrasja e çiftit të bashkëshortëve Hadri në Prizren mesditën e djeshme. I dyshuari kryesor për vrasjen e Durim Hadri dhe Suada Hadri është djali i tyre, A.Hadri 35-vjeç, i cili referuar burimeve zyrtare është larguar nga Kosova pas vrasjes.


Çifti i bashkëshortëve kishin ardhur a tri ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje, e ndërsa u vranë në shtëpinë e tyre me një plumb secili për motive ende të pa zbardhura.Pri



Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit nga Prizreni. Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren më 20 janar, ndërkaq natën e vrasjes , djali i tyre A.Hadri kishte ikur nga Kosova.


Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.


Etiketa: , , , ,

Pas