Nuk kanë të ndalur telashet për Radamel Falcao. Sulmuesi i kombëtares kolumbiane dhe skuadrës së Monaco-s u dënua sot nga drejtësia spanjolle për mashtrime tatimore. Dënimi? Gjashtëmbëdhjetë muaj burg dhe nëntë milionë euro gjobë.
Sipas “Marca”, sulmuesi u shfaq sot në gjykatë për t’iu përgjigjur dy shkeljeve tatimore për mashtrime që lidhen me kthimin e taksave të vitit 2012 dhe 2013 dhe shmangien e të drejtave të imazhit.
Megjithatë, Falcao do të shmangë burgun sepse legjislacioni spanjoll vendos burg të detyrueshëm për dënime me më shumë se dy vjet. Për dënime më të ulta vendimi varet nga gjyqtarët, por në rastin e Falcao, pasi lojtari ka rënë dakord të paguajë gjobën, dënimi me burg u pezullua menjëherë.