Aktualitet

Tronditet Kruja/ Ekzekutohen dy vëllezërit, u qëlluan me breshëri kallashnikovi (Emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:26 - 04/06/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, kanë mbetur të vdekur dy persona.  Ata janë identifikuar si dy vëllezër, Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç.


Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte me autorit Roland Pula dhe vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi. Sipas raportimeve nga vendngjarja, dy vëllezërve iu është bërë pritë.


Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të Policisë së Durrësit dhe FNSH e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.


Pas ngjarjes kriminale që ndodhi në Laç, duket se vendi ynë nuk gjen qetësi sa i përket vrasjeve. Nga Vlora në Shkodër kanë ndodhur disa atentate, të pazbardhura ende nga policia.


Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas