Aktualitet

Tronditet Laçi/ Vritet me breshëri 24-vjeçari, sherr për parkimin






               Publikuar në : 00:01 - 13/06/19 |
mapo.al

Krimi trondit qytetin e Laçit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person.


Sipas burimeve raportohet se viktima është Viktor Shkorreti, 24 vjeç, i cili mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku.

Ende nuk është bërë identifikimi autorit. Burime bëjnë me dije se shkaku i vrasjes së të riut ka qenë një sherr banal mes viktimës dhe vrasësit për vendin e parkimit të automjetit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit.

Në Laç ndodhen shumë pelegrinë për natën e Shna Ndout, ndërsa krimi tronditës ndodh pikërisht këtë mbrëmje të shenjtë.

Njoftimi i Policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas