Aktualitet

Tronditet PSG, 3 lojtarë të infektuar me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:04 - 23/06/20 |
mapo.al

Tre lojtarë dhe një anëtar i stafit të Paris Saint-Germain kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.


Lajmi është konfirmuar nga ekipi francez, i cili u kurorëzuan kampionë që në muajin prill, pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë së koronavirusit.


PSG do të rikthehet në stërvitje ditën e enjte për t’u përgatitur për finalen e Kupës së Francës ndaj Saint-Etienne më 24 korrik dhe Kupës së Ligës ndaj Lyon më 31 korrik.


Sipas njoftimit, 3 lojtarët, të cilëve nuk u bëhet publik emri, janë asimptomatikë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Ata janë vendosur menjëherë në karantinë.



Etiketa: ,

Pas