Kronika

Tronditet sërish Elbasani, të shtëna me armë ndaj një personi (Emri)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 21/06/20 |
mapo.al

Disa persona kanë qëlluar në orët e para të kësaj të diele ndaj një personi në qytetin e Elbasanit. Shënjestra e këtij atentati ka qenë Petrit Çarçiu, i cili ka mundur të shpëtojë nga plumbat.


Identiteti i autorit ende nuk bëhet me dije. 48-vjeçarit Petrit Çarçiu, më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi. I pyetur në polici mbi ngjarjen e natës së kaluar, Çarçiu ka thënë se është qëlluar me armë nga një këmbësor.


Ndërkohë, nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se Çarçiu, ndodhej në automjet së bashku me të birin.


Njoftimi i Policisë:


Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elbasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Etiketa: ,

Pas