Një shpërthim i ndodhur në orët e para të mëngjesit ka tronditur rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit”, ku në një lokal ka shpërthyer një lëndë plasëse.
Mësohet se lokalit në pronësi të Arben Koçollarit, i ndodhur pranë shkollës Petro Nini Luarasi, i ishte vendosur rreth 100 gr tritol.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Raportohet se dëme ka pasur edhe në bizneset përreth.
Kamerat kanë fiksur autorin e ngjarjes, i cili ende nuk është identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.