Pas ekzekutimit të biznesmenit Bledar Birçaj, në qytetin e Vlorës, një tjetër vrasje ka tronditur Tiranën rreth mesnatës të së hënës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 te lagjja “5 Maji”, ku viktimë ka mbetur Mehmet Qema, 27 vjeç.
Ai është qëlluar me një armë zjarri pistoletë nga një distancë e afërt. Si pasojë e plagëve të marra i riu ka ndërruar jetë në spital.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa viktima nuk rezulton person me precedent penal.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të krimit si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.