fbpx

Sport

“Tronditet” Tottenhami/ Eriksen i refuzon ofertën, buzëqesh Reali





               Publikuar në : 17:46 - 27/08/19 |
mapo.al

Mesa duket e ardhmja e Kristian Eriksen nuk do të jetë më pranë Tottenham.


Sipas të përditshmes ‘Daily Mail”, mesfushori danez ka refuzuar një ofertë rinovimi prej 220 mijë eurosh në javë nga ana e “Spursave”, pasi parapëlqen të ndërrojë mjedis.



Gazeta britanike raporton se “jo”-ja e lojtarit të përfaqësueses së Danimarkës nuk është e lidhur vetëm me çështjen financiare. Në gjurmët e tij janë dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletiko, por edhe Juventusi.


Eriksen ka një kontratë e cila i skadon në qershor të vitit 2020, ndaj Totenhemi rrezikon ta humbasë lojtarin, që mund të largohet me parametra zero.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas