Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ka tronditur qytetin e Vlorës, ku për shkak të një sherri ka mbetur i vdekur 26-vjeçari, Aleksandër Petanaj. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës.
Aleksandër Petanaj ndërhyri në një konflikt për të mbrojtur të vëllanë, 18 vjeç, i cili po konfliktohej me me një grup të rinjsh.
Gjatë konfliktit ai është goditur me thikë në zemër nga një 15-vjeçar me iniciale G.T.
Petanaj ka ndërruar jetë sot në orët e para të mengjesit në spital.