Një atentat me armë gjatë natës në Vlorë, i ka marrë jetën 22-vjeçarit Sotiraq Mhilli. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në fshatin Poro, ku Sotiraq Mhilli ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij Eno Mata. Persona të maskuar i kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Sotiraq Mhillin dhe duke plagosur Eno Matën. Objektiv i atentatit ka qënë Eno Matai, i cili në Greqi njihej me nofkën “Maradona-këmbëshpejti”. I plagosur ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër, kanë djegur edhe makinën që përdorën për vrasjen. Në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” të djegur në fshatin Bishan, janë gjetur edhe dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës. Makina rezulton e vjedhur, por edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.
“Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore“- thote Policia Vlore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të FNSH, të cilat kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje. Dyshohet se vrasja e mbetur në tentativë e Matës është porositur në shtetin fqinj, Greqi.
Në këtë shtet Eno Mata rezulton të jetë me precedentë penale, i akuzuar për grabitje me dhunë dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos. Një krim të cilin vetë Mata e ka mohuar.
Eno Mata pavarsisht se ishte në kërkim për vrasjen e avokatit grek, është rishfaqur përsëri në Athinë, duke kryer një grabitje spektakolare në muajin qershor të 2018-së.
Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë. Pas grabitjes, shqiptari ka lënë shënim në një letër për policinë greke, ku thoshte se ai ishte grabitës, por nuk ishte vrasës.
“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”. Gjithashtu Eno Mata ka luajtur futboll me ekipin e Arkadias në Greqi.
Flasin banorët
Banorët e fshatit Poro janë shprehur të tronditur nga nga vrasja e 22-vjeçarit Sotiraq Mhillit dhe plagosja e Eno Matës. Ata shprehen se të dy djemtë ishin shumë të sjellshëm dhe se nuk kishin probleme në zonën ku jetonin.
Banori i fshatit Poro, Toli Bërdalli, tregon djemtë nuk kishin konflikte dhe merreshin me bujqësi. “Djem punëtorë, i njihja të dy. Më erdhi shumë keq. Sotiraqi vetëm të ëmën ka. Unë po vija me qumështin këtu dhe kur shikoj, kishte ardhur policia. Të shtëna s’kam dëgjuar. Eno familjen e ka në Greqi, por s’dimë të ketë patur problem. Ai është djalë i mirë, i sjellshëm. Të dy merreshin me bujqësi,”– tregon banori Toli Bërdalli.
Një grua është shprehur se viktimës Mhilli, pak kohë më parë i kishte vdekur babai nga një sëmundje e rëndë. “Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Unë s’e njihja si fytrë, porn ë përgjithësi familje e mirë janë. Mata rrinte në Greqi. Familjen atje e ka. Në nuk dëgjuam gjë sese banojmë më tutje, por tani e morëm vesh. Eno është rritur këtu, njëri pa problem, djalë i mirë shumë,”– theksoi ajo.
Gjatë natës persona të armatosur qëlluan në drejtim të Sotiraq Mhillit dhe Eno Matës, të cilët po ecnin me motorr. Nga një makinë u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku mbeti i vrarë Sotiraq Mhilli dhe u plagos rëndë Eno Mata.
Viktima Sotiraq Mhilli
Vendi ku u dogj makina
Lexo edhe:
Objektivi i atentatit në Vlorë, dyshohet për vrasjen e avokatit grek