Aktualitet

Tronditje e thellë për Danimarkën – Pas dramës së Eriksen, i mund Finlanda














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:42 - 12/06/21 |
mapo.al

Tronditje e thellë për Danimarkën!






Si të mos mjaftonte shoku i pësuar pas incidentit të rëndë me Kristian Eriksen, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Hjulmand, u mposht në Kopenhagen nga Finlanda, me rezultatin 0-1, në derbin skandinav.


Goli u shënua nga Pohjanpalo, në sfidën që startoi në orën 18:00 dhe përfundoi në 21:30, zgjati plot 3 orë e gjysëm.







Vlen të theksohet fakti se kjo ishte fitorja e parë në historinë e Europianëve për debutuesit e Finlandës.



Një sukses historik. Asnjëherë më parë finalandezët nuk kishin luajtur në këtë kompeticion, ndërkohë që triumfuan me goditjen e parë në kuadrat.



Danezët kishin mundësinë e artë që të vendosnin baraspeshën me Hojberg në minutën e 74-t, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas