Aktualitet

Tropojë/ Pas sherrit në rrugë, të rinjtë konfliktohen edhe në komisariat





               Publikuar në : 09:49 - 13/12/19 |
mapo.al

Përfshihen në sherr me njëri-tjetrin, por konfliktohen edhe në ambientet e komisariatit ku ishin të shoqëruar nga policia. Dy të rinj në Tropojë, J.O, 21 vjeç, banues në Bajram Cuerri si dhe M.N, 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë, nuk u mjaftuan me atë që ndodhi në rrugë.


Edhe gjatë shoqërimit nga uniformat blu ata janë zënë me njëri-tjetrin. Mirëpo në komisariat iu janë vënë prangat, pasi kanë kundërshtuar me dhunë edhe efektivët e policisë.



“Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas