Aktualitet

Trualle dhe 16 apartamente/ GJKKO konfiskon 40% të pasurisë së “Eskobarit të Ballkanit”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:57 - 22/09/20 |
mapo.al

GJKKO ka vendosur konfiskimin e pasurive të Kelmend Balilit, i cili njihet ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.


Në favor të shtetit do të kalojë 40% e pasurisë së konfiskuar, konkretisht truall me sipërfaqe 11.994 m2; “ish-kampi i pushimit të punëtorëve”, 4+1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2; truall me sipërfaqe 1716.1 m2, të gjitha në qytetin e Sarandës dhe në emër të kompanisë “Balili % CO” shpk.


Kelmend Balili do t’i konfiksohen gjithashtu 16 apartamente me sipërfaqe që variojnë nga 53 m2- 91m2.


Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, njofton GJKKO.


Kelmend Balili është vendosur në shënjestër për pasurinë e tij marramendëse prej disa vitesh tashmë; ai u shndërrua në një prej personazheve më të përfoluara të botës së krimit, pasi emri i tij përmendej vazhdimisht nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërsa ndodhej në arrati.


Pasi i shpëtoi kapjes nga policia për 3 vite, Balili u vetëdorëzua në janar të 2019-ës. “Eskobari i Ballkanit” do t’i kalojë 10 vitet e ardhme në qeli.

Por kush është Klement Balili?

Ai ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016. Mediat greke raportuan në 2016-ën se një sasi prej 700 kilogramë kanabis sative që u sekuestrua asokohe në vendin fqinj i përkiste Kelemend Balilit. Hetimi u mor përsipër nga “DEA” amerikane dhe policia greke.

Kelmend Balili është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel “Olivia” në Ksamil. Ndërkohë, së bashku me vëllezërit e tij, Kelmendi është pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera.


Etiketa: , ,

Pas