Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë Tiranë.
Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.
“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më.
Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha.
Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.
LEXO EDHE:
Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë Tiranë, çfarë përcakton VKM-ja
Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar