Kryesore

Trump: Biden futet në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse vërteton që i ka të vetat 80 milion votat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:22 - 27/11/20 |
mapo.al

Joe Biden mund të futet në Shtëpinë e Bardhë si president vetëm nëse vërteton që 80 milion votat i ka marrë duke luajtur pastër. Kështu shkruan presidenti amerikan Donald Trump në një postim të radhës në Twitter.



Ky është një hap pas i bërë nga Trump, duke marrë parasysh se të enjten, ai pranoi që ta lëshojë rezidencën për rivalin e tij demokrat, për të lejuar një tranzicion paqësor të pushtetit.


“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk u morën me mashtrime ose ilegalisht. Kur shihni se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”




Trump ka refuzuar që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, me gjithë epërsinë masive të Biden në votën popullore dhe atë elektorale. Ndërkohë, një numër i madh liderësh botërorë e kanë njohur Biden si presidentin e zgjedhur ndërsa i kanë dërguar edhe urimet e tyre.

Lexo edhe :  Fjalimi i parë si President i SHBA, Biden: Sot është 'Dita e Demokracisë'


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas