Aktualitet

Trump ‘braktiset’ dhe nga të tijët, i kërkojnë të dorëzojë pushtetin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 23/11/20 |
mapo.al

Më shumë se 100 ish zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare iu bënë thirrje drejtuesve të partisë të denoncojnë refuzimin e Presidentit Donald Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke e konsideruar këtë gjë një sulm të rrezikshëm dhe anti-demokratik ndaj institucioneve të SHBA.



Grupi i përbërë nga disa ishte zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në administratat e Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe Trump,  dënuan dhe dështimin e shumicës së republikanëve të Kongresit për të reaguar për mosgatishmërinë e Trump për të njohur fitoren e Presidentit të zgjedhur  Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.


Grupi “Ish Zyrtarët Republikanë të Sigurisë Kombëtare për Biden”,  i cili u formua në gusht dhe anëtarët e tij bënë fushatë kundër Trump, ishte veçanërisht kritik ndaj udhëheqësve republikanë të kongresit në një letër të botuar.

Lexo edhe :  Inaugurimi - Joe Biden merr sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA



“Duke inkurajuar taktikat e vonimit të Presidentit Trump ose duke heshtur, udhëheqësit republikanë vënë në rrezik demokracinë amerikane dhe sigurinë kombëtare”, shkruan grupi.



Shumica e republikanëve kanë qëndruar të heshtur ndërsa Trump kundërshton rezultatet e zgjedhjeve me pretendime të pabazuara për mashtrim zgjedhor dhe ekipi i tij ligjor ndjek përpjekje gjithnjë e më të dëshpëruara dhe të pasuksesshme për të përmbysur fitoren e Biden.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas