Aktualitet

Trump: Do të ketë më shumë vdekje ndërsa ekonomia rihapet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 06/05/20 |
mapo.al

Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se ka ardhur koha për të rihapur ekonominë e vendit, edhe nëse kjo do të thotë se më shumë njerëz do të bien viktima të koronavirusit.


“Njerëzit e vendit tonë janë luftëtarë,” u tha presidenti gazetarëve në shtetin e Arizonës. “A do të preken shumë disa njerëz? Po. Por ne duhet ta hapim vendin tonë.”


Ndërsa vizitoi një fabrikë të kompanisë Honeywell në Finiks për të nxjerrë në pah prodhimin masiv të furnizimeve për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, presidenti Trump deklaroi në një intervistë për ABC News “do të ketë më shumë vdekje” dhe parashikoi se koronavirusi “do të kalojë, me ose pa një vaksinë”.


Honeywell employees waiting for President Trump


Në objektin ku prodhohen maska të tipit N95, presidenti u tha punëtorëve se ata janë pjesë e mobilizimit më të madh industrial që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kompanisë Honeywell i është dhënë një kontratë prej 27.4 milion dollarësh për 38 milion maska N95 për tu prodhuar brenda 6 muajve.

Presidenti kishte syze mbrojtëse gjatë turneut në fabrikë, por jo maskë. Vizita e tij erdhi një javë pasi Zëvendëspresidenti Mike Pence u kritikua gjerësisht për mos vendosjen e maskës gjatë një turneu në Klinikën Mayo në Minesota.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se kompania i informoi zyrtarët se nuk kërkohej mbajtja e maskave. Një shenjë në fabrikë, e parë nga gazetarët që shoqëronin presidentin, udhëzon punonjësit: “Ju lutemi vishni maskën tuaj në çdo kohë”.

Pas turneut, një ngjarje e cila i ngjan pjesërisht një tubimi politik me disa punëtorë që e lavdëruar publikisht presidentin, Trump tha: “Kjo pandemi ka nënvizuar rëndësinë jetike të rihapjes së zinxhirit tonë të furnizimit” dhe se ilaçet, furnizimet dhe pajisjet jetike duhet të prodhohen në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë turneut njëditor në Perëndim, presidenti zhvilloi gjithashtu një tryezë të rrumbullakët për çështjet e indianëve të Amerikës, duke njoftuar se territori Navajo do të merrte 600 milion dollarë fonde federale për të luftuar COVID-19.

Territori Indian, i cili ka sovranitet fisnor dhe ka një shtrirje në tre shtete Jugperëndimore, ka një shkallë infeksioni 10 herë më të lartë se ai në Arizona.

Parashikime të debatueshme

Trump bëri një vizitë një-ditore në Arizona mes polemikave mbi numrin e vdekjeve të parashikuara nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Një projekt-raport i qeverisë tregon se rastet e koronavirusit do të rriten në rreth 200,000 në ditë deri më 1 qershor me rreth 3,000 vdekje në ditë.

Trump ka thënë se pret që numri i vdekjeve nga pandemia të shkojë deri në 100,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po e zhvlerësojnë dokumentin, dhe epidemiologu që krijoi modelin e quan atë një punë në zhvillim e sipër.

Sekretarja e Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, në një deklaratë, tha se studimi i Universitetit Johns Hopkins “duke u përshkuar nga media si faktik është i bazuar në supozime të gabuara dhe nuk është në asnjë mënyrë përfaqësues i ndonjë parashikimi të qeverisë federale dhe, siç deklaroi Johns Hopkins, duhet të mos merret si parashikim “.

White House press secretary Kayleigh McEnany speaks during a press briefing at the White House, May 1, 2020, in Washington.Sekretarja e shtypit thotë se studimi supozon “zbutje zero, domethënë është kryer sikur të mos ishin vendosur udhëzimet federale, asnjë gjurmim kontakti, apo zgjerim të testimit, ndërsa hiqen të gjitha protokollet e izolimit të përcaktuara në udhëzimet për hapjen me faza. Media duhet të jetë më e përgjegjshme në raportimin e saj dhe t’i japë informacionin e plotë publikut amerikan”, tha zonja McEnany.

Justin Lessler i Shkollës Bloomberg të Shëndetit Publik në Universitetin John Hopkins i tha radios NPR, “është sikur dikush të merrte një fotografi në gjysmë të rrugës së punës dhe të nxirrte rezultate.”

Paralajmërimi për Distancimin Social

Zyrtarët e shëndetit publik po paralajmërojnë se hapjet e parakohshme të bizneseve dhe masat relaksuese të distancimit shoqëror mund të shkaktojnë rritje të infeksioneve, madje edhe në komunitetet që deri më tani kanë qenë relativisht të paprekura nga koronavirusi, për të cilin nuk ka vaksinë.

“Sa vdekje dhe sa vuajtje jemi të gatshëm të pranojmë për t’iu rikthyer asaj që dëshirojmë të jetë një formë e normalitetit më shpejt sesa më vonë,” tha Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në CNN.

Megjithatë, një numër në rritje guvernatorësh po rihapin shtetet e tyre.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, po tregohet më i kujdesshëm.

Andrew Cuomo

“Sa më shpejt të rihapemi, aq më e ulët do të jetë kostoja ekonomike, por më e lartë do të jetë kostoja njerëzore sepse do të ketë më shumë jetë të humbura”, tha ai të martën. “Ky, miqtë e mi, është vendimi që po marrim në të vërtetë. Cili është ai ekuilibër? Cili është shkëmbimi?”

Përafërsisht 1.2 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara konfirmohet se janë infektuar nga koronavirusi me më shumë se 70,000 vdekje të raportuara.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po diskuton shpërndarjen e grupit të punës për koronavirusin, në Ditën e Përkujtimit, që është 25 maji.

I pyetur nëse dy mjekë të shquar, Anthony Fauci dhe Deborah Birx, do të përfshihen ende në udhëheqjen e fushatës së qeverisë kundër koronavirusit, Trump u përgjigj, “Ata do të jenë ashtu siç do të jenë edhe mjekët e tjerë dhe ekspertët e tjerë të fushës”, tha presidenti Trump në Arizona./VOA/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas