Aktualitet

Trump e thotë qartë: Me apo pa vaksinë, SHBA-të do të rihapen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 16/05/20 |
mapo.al

Donald Trump ka premtuar që SHBA-të do të rihapen me apo pa një vaksinë për koronavirusin edhe pse është i bimdur që deri në fund të vitit do të gjendet.


Trump e krahasoi projektin e vaksinave, të quajtur “Operation warp Speed”, me garën kundër kohës gjatë Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armët e para bërthamore në botë. Por ai e bëri të qartë se me apo pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetën e tyre normale.


Duke folur ne një konferencë për shtypin në ‘Rose Garden’ në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se projekti i vaksinës do të fillojë me studime të 14 kandidatëve premtues.


“Një përpjekje e madhe shkencore, industriale dhe logjistike, ndryshe nga cdo gjë deri më sot do të jetë projekti Manhatan”– tha Tramp duke siguruar se vaksina do të gjendet.


Trump ka emëruar një gjeneral të ushtrisë dhe një ish-ekzekutiv të shëndetësisë për të udhëhequr operacionin, një partneritet midis qeverisë dhe sektorit privat për të gjetur dhe shpërndarë vaksinën

Moncef Slaoui, i cili më parë drejtonte ndarjen e vaksinave në gjigantin farmaceutik ‘GlaxoSmithKline’, do të drejtojë misionin, ndërsa gjeneral Gustave Perna, kreu i logjistikës së ushtrisë amerikane, do të jetë shefi ekzekutiv.

Duke folur pas presidentit Trump, Slaoui tha se ishte “i sigurt” se “disa qindra miliona doza të vaksinës do të dorëzohen deri në fund të vitit 2020″.

Në një intervistë të mëparshme me ‘New York Times’, Slaoui pranoi se ky afat kohor është shumë ambicioz, duke deklaruar se “ai nuk do të kishte bërë një angazhim të tillë nëse nuk do të kishte menduar se ishte i realizueshëm”.

Por Trump tha: Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se e gjithë kjo varet nga një vaksinë. Me apo pa vaksina ne jemi përsëri të rikthyer.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas