Aktualitet

Trump firmos 4 urdhra ekzekutivë, SHBA ul çmimin e barnave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:51 - 25/07/20 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.


“Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave.


Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera.


Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt.


Që kur Trump kishte marrë mandatin ai kishte kritikuar çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe kishte paralajmëruar hapa radikalë për të ulur çmimet.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se këto vendime vështirë se mund të hyjnë në fuqi deri në atë kohë.

Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Deri më tani janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima./ REL


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas