Joe Biden ka fituar përfundimisht edhe shtetin e Georgia-s në SHBA, i shumëkontestuar nga presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump.
Rezultati i fundit nga rinumërimi e ka nxjerrë Biden me 12 mijë e 284 vota para Donald Trump.
Tashmë Biden i ka të konfirmuara 306 vota elektorale dhe asgjë nuk e ndal nga marrja e detyrës janarin e ardhshëm për t’u bërë Presidenti i 46-të i SHBA.
Trump ende vijon të mos pranojë fitoren e Biden duke akuzuar për manipulim votash e rezultati të zgjedhjeve. por tashmë duket se e ka humbur edhe betejën ligjore për zgjedhjet.