Aktualitet

Trump: I bindur se vaksina për koronavirusin do të gjendet brenda vitit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 04/05/20 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u shpreh i bindur gjatë një interviste në media, se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati brenda këtij viti.


Besojmë fort se ne do të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti”, tha Trump në intervistën për Fox News, në memorialin e presidentit Lincoln.


Shkencëtarë në shumë vende të botës kanë nisur një garë të ethshme për krijimin e kësaj vaksine, për të cilën shumë ekspertë besojnë se mund të jetë gati për shpërndarje vetëm në vitin 2021.


Trump, gjatë intervistës, dukej se e pranoi që po shkonte përpara këshilltarëve të tij mjekësorë, në parashikimin e një afati kohor kaq të shpejtë për vaksinën e shumëpritur.


“Doktorët me shumë mundësi do më thonë që nuk duhet ta thoja këtë gjë. Por unë them çfarë mendoj”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas