fbpx

Bota

Trump i kërkon Arabisë Saudite rritjen e prodhimit të naftës me 2 mln fuçi në ditë





               Publikuar në : 08:12 - 01/07/18 |
mapo.al

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Arabisë Saudite të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës për të luftuar koston në rritje të karburantit.


Z. Trump shkroi në Twitter se kishte kërkuar nga Mbreti Salman që të rriste prodhimin e naftës deri në dy milionë fuçi në ditë.



Çmimet janë të larta. Ai ka rënë dakord!” shtoi presidenti.


Z. Trump tha se masa ishte e nevojshme për shkak të “trazirave dhe anomalisë në Iran dhe Venezuelë”.

Çmimet e naftës u rritën javën e kaluar, pjesërisht për shkak të planeve të SHBA.-së për të ri-vendosur sanksionet ndaj Iranit, një prodhues i madh i naftës.

Grupi i prodhuesve të naftës Opec ranë dakord të rrisin prodhimin, siç bëri Rusia, por kjo nuk arriti të sigurojë tregjet me naftë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas