Aktualitet

Trump i lë një letër Biden dhe mbërrin në Florida








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:33 - 20/01/21 |
mapo.al

Donald Trump dhe e shoqja mbërritën në Floridan e ngrohtë, ku u pritën nga disa mbështetës që mbanin pankarta: Mirësevini në shtëpi zoti president.



Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë sot, duke mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden.


Megjithatë burimet thonë se ai i ka lënë një letër pasaardhësit të tij Biden. Burimet thanë për Daily Mail se letra ishte personale dhe Trump uronte suksesin e SHBA.



Përpara se të hipte në Marina One për herë të fundit, ai foli shkurt me reporterët, duke u thënë se ishte një nder që vjen njëherë në jetë që të shërbente si president.



Trump ka deklaruar se do të rikthehet në Uashington, kurse mediat kanë spekuluar se ai mund të krijojë një parti të re.

Lexo edhe :  Pas katër viteve pa të lehura - Qentë rikthehen në Shtëpinë e Bardhë

Ai u bë i pari president që prej vitit 1869 që nuk merr pjesë në inaugurimin e pasaardhësit.

21


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas