Bota

Trump: Isha në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë, për inspektim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:12 - 03/06/20 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportet se ai ishte shoqëruar nga trupat e sigurisë në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë, kur protestat shpërthyen në Uashington dhe pranë rezidencës më të rëndësishme të botës.


Në një intervistë për Fox News, Trump ka thënë se ishte aty poshtë, për një periudhë të shkurtër kohe, thjesht për një inspektim.


Ka patur prej ditësh protesta pranë Shtëpisë së Bardhë, pas vdekjes në duart e policisë të George Floyd.


Sipas një shkrimi të New York Times, që citoi një burim, Trump ishte dërguar nga shoqëruesit e tij, të premten në mbrëmje në bunkerin e rezidencës.


“Eshtë një raportim fals”, ka thënë Trump, bën të ditur BBC. Presidenti amerikan ka shtuar se isha vetëm për një çast atje, dhe ishte më shumë një inspektim, “sepse ndoshta ndonjëherë ai shteg mund të të duhet”.

 

 


Etiketa: ,

Pas