Aktualitet

Trump: Këtë fundjavë hapim kishat dhe xhamitë, kemi nevojë për lutje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 23/05/20 |
mapo.al

Presidenti amerikan Donald Trump iu kërkon shteteve që të rihapin menjëherë kishat dhe vendet e kultit, duke nisur nga kjo fundjavë, pavarësisht rregullave të vendosura prej pandemisë së koronavirusit.


Vendet e lutjes janë thelbësore, nën respektimin e rregullave dhe me urdhrin tim kërkoj që të rihapen”, deklaroi këtë të premte kreu i Shtëpisë së Bardhë.


“Ju kërkoj guvernatorëve që të lejojnë hapjen e kishave dhe vendeve të kultit, në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në funksionet e kishave, sinagogave dhe xhamive”, tha Trump.


Po ashtu ai nënvizoi se nëse nuk do e bëjnë, do ju imponohet guvernatorëve.


“Në Amerikë kemi nevojë për lutje”, tha Presidenti Trump.


Etiketa: , , , ,

Pas