Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Trump: Kim Jong Un kërkoi ndjesë të vogël për hedhjen e raketave

by ro ot
10/08/2019
in Aktualitet, Bota
0

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong Un ka ofruar “një ndjesë të vogël” për provën me raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe se premtoi të ndalte hedhjen e tyre, sapo të përfundojnë stërvitjet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Presidenti Trump thotë se ndjesa ishte përfshirë në një letër personale nga Kim, që shtonte se ai do të donte “të takoheshin dhe të fillonin negociatat” pasi të përfundonin stërvitjet ushtarake.



“Ishte një letër e gjatë, kryesisht me ankesa për stërvitjet qesharake dhe të shtrenjta, shkruante presidenti Trump në Twitter. Ishte gjithashtu një ndjesë e vogël për provat me raketa me rreze të shkurtër veprimi, dhe se provat do të ndaleshin kur të përfundonin stërvitjet”.

Stërvitjet filluan të hënën dhe pritet të mbarojnë më 20 gusht.

“Unë pres me padurim të takohem me Kim Jong Unin në të ardhmen jo shumë të largët! Një Kore e Veriut pa armë bërthamore, do ta bëjë atë një nga vendet më të suksesshme në botë!”, shtoi Presidenti Trump.

Komentet në Twitter vijnë disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi përsëri raketa balistike në det, në bregun lindor të vendit, prova e pestë e këtij lloji në dy javët e fundit dhe e shtata që nga maji.

Presidenti Trump tha se nuk ka “ndonjë problem” me hedhjen e tyre, përderisa janë me rreze të shkurtër. Lëshimi i tyre shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ia ndalojnë Koresë së Veriut çdo aktivitet me raketa balistike.

Zyrtarë koreano-jugorë dhe të Shteteve të Bashkuara thonë se prova dukej të ishte bërë me një raketë balistime me rreze të shkurtër veprimi, sipas Shtëpisë Blu të presidencës koreano-jugore.

Raketat e lëshuara nga një zonë në Lindje të Koresë së Veriut, përshkuan 400 kilometra dhe arritën një lartësi prej 48 kilometrash, sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm koreano-jugor.

Në deklaratën koreano-jugore thuhet se ekziston një mundësi e madhe që të hidhen raketa të tjera javët e ardhshme, për shkak të stërvitjeve të përbashkëta mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut./VOA

Tags: faljekim jongraketaTrump

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
I dëbuar nga Italia? Reagon Valdrin Pjetri: I hapur për verifikim

Valdrin Pjetri nxjerr dokumentet nga Italia: Jam i pastër

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In