Presidenti Donald Trump, pak më herët u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Ai ishte i shoqëruar nga Zonja e Parë SHBA, Melania.
Trump është drejtuar për në rrugën e tij në Bazën e Përbashkët Andrews, ku pritet të ketë një ceremoni të shkurtër lamtumire në bazë përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach.
Trump ka planifikuar të mbajë fjalë te kjo ceremoni, raporton CNN.
Kujtojmë se Presidenti në detyrë i SHBA, Trump nuk do jetë prezent në inagurimin e të zgjedhurit, Joe Biden, që pritet të zhvillohet pak orë me vonë ne Uashington.