Aktualitet

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë por vëmendjen e morën vajzat e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 20/01/21 |
mapo.al

Sot zyrtarisht merr fund ‘epoka’ e republikanëve në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Donald Trump do të largohet sot nga vendi ku qëndroi për 4 vite, për t’ja lënë rrugën e hapur pasardhësit të tij, Joe Biden. Ashtu siç edhe e kërkon tradita, Trump ka dhënë edhe aministitë e fundit, duke falur ish-këshilltarin e lartë Steve Bannon,dhe 73 persona të tjerë.





Donald Trump thuhet se ka diskutuar formimin e një partie të re politike të quajtur Partia Patriot pasi u tha përkrahësve se lëvizja që kemi filluar sapo ka nisur në fjalimin e tij lamtumirës ndaj kombit.  Presidenti në largim thuhet se ka folur me ndihmësit e tij rreth kësaj ideje.


Ndërkohë, vajza e vogël Trump, Tiffany me anë të një njoftimi në rrjete sociale ka treguar se ajo është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos. Tiffany ndau gëzimin e saj me ndjekësit e saj, duke shkruar:




“Ndihem e bekuar dhe shumë e lumtur për kapitullin tim të ardhshëm” 


Vajza e vogël e Trump dhe Michael u takuan në Mykonos, në verën e vitit 2018, dhe që nga ajo kohë ata janë një çift. Tiffany Trump është vajza e presidentit me Marla Maples, ish-gruaja e tij e dytë, kurse Boulos është djali i miliardierit libanez Massad Boulos.


Image

Nga ana tjetër, Ivanka Trump bëri paraqitjen e saj të fundit si “Vajza e Parë”, e presidentit Donald Trump. Ajo u pa e veshur me një pallto të zezë prej 4.6 mijë dollarëve nga Alexander McQueen, e po ashtu kishte veshur një fustan të zi, e një palë këpucë të zeza, të cilat i kishte kombinuar aq bukur me një varse ngjyrë ari.

Maska e saj po ashtu shkon perfekt me këtë veshje, teksa as ajo nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të 46 të SHBA-së Joe Biden.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas