Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.
Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, tha Trump, deklaron Departamenti amerikan i shtetit në llogarinë e tij në Instagram.
“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të përfunduar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.
Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.
Etiketa: Aleksandar Vuçiç, Avdullah Hoti, Donald Trump, Marreveshja Kosove-Serbi