Humor

Trump mban fjalim, por gruaja pas tij… po ‘thyen’ rrjetin nga gallata me vetullat si ‘tick’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 19/11/18 |
mapo.al

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po mbante një konferencë shtypi gjatë së cilës u përplas me politikat e Obamës, por të gjithë po shihnin dikë tjetër.






Ndërsa fliste për një një program tjetër shëndetësor, ndryshe nga “Obama Care” e kishte mbushur skenën mbrapa tij me mbështetësit e tij.


Por, ndërsa presidenti amerikan vazhdonte me ligjërimin e tij, njerëzit ishin përqendruar tek një vajzë mbrapa krahëve të tij. Më konkretisht tek vetullat e saj.







Gruaja tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut pasi vetullat e saj sa të holla aq edhe të çuditshme dukeshin si të vizatuara nga një fëmijë.




Fotot e saj u kthyen mjet argëtimi në rrjetet sociale ku postimi ka grumbulluar më shumë se 400 komente, me njerëz që i krahasojnë vetullat e saj me çdo gjë, që nga logoja e Nike deri tek ekuacionet matematikore.



Një përdorues rrjeti shkruante: “Asgjë për politikën, thjesht donte të theksonte vetullat e kësaj gruaje”.

Një tjetër përdorues shkruante: “Ja çfarë të ndodh me fytyrën kur përpiqesh të kuptosh atë që po thotë Trump”.

<
>
NINTCHDBPICT000450338792 NINTCHDBPICT000450338802 NINTCHDBPICT000450338803 trump-vetullat vetulla-1542561453
1


Etiketa: , , , , ,

Pas