Aktualitet

Trump miraton në parim marrëveshjen në mes të Oracle, Walmart dhe TikTok








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:33 - 20/09/20 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se e mbështet një marrëveshje që do të lejonte aplikacionin TikTok të vazhdojë të operojë në SHBA, pas paralajmërimeve se do të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez për shkak të shqetësimeve për sigurinë e brendshme.


Ai u tha gazetarëve se ka miratuar një propozim-marrëveshje që i mundëson kompanive amerikane Oracle dhe Walmart të mbikëqyrin punën e këtij aplikacioni.


Përfaqësuesit e TikTok thanë se Oracle do të shndërrohet në ofrues të shërbimit të sigurtë të kompanisë, duke marrë përgjegjësinë për të monitoruar të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe për të siguruar një sistem të sigurt në përputhje me kërkesat e SHBA-së.


TikTok ka thënë se ka 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin.


Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin në gara të ndryshme./REL/



Etiketa: , , , ,

Pas