fbpx

ShowBizz

Trump nderon të atin e Angelina Jolie: Je një aktor i shkëlqyer!





               Publikuar në : 16:54 - 22/11/19 |
mapo.al

Presidenti amerikan Donald Trump ka nderuar së fundmi aktori Jon Voight, duke e cilësuar atë “një nga legjendat më të mëdha të filmit”. Trump ka pohuar se babai i aktores Angelina Jolie, është po ashtu një person që e do shumë. “Jon është një aktor jashtëzakonisht cilësor dhe rastësisht dikush që me të vërtetë e dua”-tha Donald Trump në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Washington.


Marrëdhënia shoqërore e Trump dhe Voight u bë e qartë në pranverën e vitit 2016, kur ky i fundit e mbështeti haptazi në fushatë elektorale. Unë, Jon Voight, mund të them padyshim se Donald është argëtues. Atij i pëlqen të bëjë shaka. Është i veçantë, por mbi të gjitha, ai është një njeri i nderuar”-tha asokohe ai. Madje, në maj të këtij viti, Voight e cilësoi Trump si “presidentin më të madh të kohrave, që nga Abraham Lincoln”.



Dhënia e medaljeve për figurat e shquara në botën e artit ka qenë një traditë gjatë dy mandateve të Barack Obama, por kjo është hera e parë që Donald Trump e ka vijuar atë që nga koha kur erdhi në pushtet në janar 2017.


Sa i takon aktorit 80-vjeçar, do të mbahet mend për rolin e tij në filmin “Kthimi i Luftëtarëve” (1972) me Burt Reynolds.

<
>
6fbc1d60-0cb3-11ea-9ffb-a2d38dcff2c7 21315564-7712295-image-a-38_1574376685716 21311978-7712295-image-a-16_1574371469509

j


Etiketa: ,

Pas