Bota

Trump ngre tonet: Kina ka bërë gabim të tmerrshëm, donte ta fshihte virusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 04/05/20 |
mapo.al

“Kina ka bërë një gabim të tmerrshëm, duke u munduar që të fshihte koronavirusin, por nuk ia doli”.


Është kjo deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump, duke ndarë tezën e sekretarit të shtetit Mike Pompeo, se COVID-19 mund të ketë dalë nga një laborator kinez në Wuhan.


“Do të bëjmë një raport të detajuar lidhur me atë që mendojmë se ka ndodhur. Personalisht mendoj se ka bërë një gabim të tmerrshëm. Tentuan që ta fshehin. Nuk lejuan njerëzit që të hyjnë në Kinë, por nuk i penguan që të dilnin prej saj, duke i bërë keq gjithë botës”, tha Trump për Fox News.


Sipas tij, një gjë e tillë nuk duhet të kishte ndodhur, pasi mund të ishte parandaluar që të përhapej në mbarë botën.


Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk mori informacione lidhur me pandeminë, deri më 23 janar, duke shtuar se ka humbur tre miq për shkak të COVID-19.

Po ashtu ai shpreh besimin se brenda fundit të vitit, vaksina do të jetë gati.

LEXO EDHE: 

Trump: SHBA-ja do të ketë vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të vitit


Etiketa: , ,

Pas