Kryetari i republikanëve, në largim nga posti i Presidentit të SHBA, Donald Trump po mendon të kandidojë në zgjedhjet e 2024 dhe mund ta shpallë atë në ditën e emërimit të Presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden në 20 Janar 2021.
Sipas raportimeve të “Daily Beast”, e cila citon burime të saj Trump po diskuton planin me këshilltarët dhe njerëzit e besuar, pavarësisht nga fakti se jemi katër vjet larg zgjedhjeve të ardhshme.
Rreth 47% e amerikanëve do të votonin për Trump në zgjedhjet e 2024, sipas një sondazhi nga Instituti HarrisX në emër të The Hill.
Trump 74-vjeçar vazhdon të mos e pranojë humbjen e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe të denoncojë se në zgjedhje ka pasazhe mashtrimi sa i përket procesit të numërimit.
SHBA duhet të vërtetojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale deri më 12 dhjetor. Anëtarët e elektoratit do të votojnë në shtetet e tyre më 14 dhjetor.
Më 6 janar 2021, në një seancë plenare të Kongresit Amerikan, do të numërohen votat e elektoratit dhe do të shpallet rezultati.
Më 20 janar, presidenti i zgjedhur do të betohet dhe do të marrë detyrën.