Aktualitet

Trump pret sot gjeneralin e Koresë së Veriut, merr një letër nga Kim Jong-un














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 01/06/18 |
mapo.al

Në një vizitë të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, krahu i djathtë i udhëheqësit koreano-verior do t’i dorëzojë presidentit amerikan një letër nga vetë Kim Jong-un.






Gjenerali Kim Yong-chol do të jetë në krye të delegacionit që do të takohet me Donald Trump këtë të premte, me shpresën për të kthyer në rrugën e duhur samitin e shumëpritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.


Është ende e paqartë nëse Trump do ta presë delegacionin në Zyrën Ovale, pasi detajet e këtij takimi janë ende në përpunim.





Megjithatë, vizita si dhe letra nga Kim Jong-un shihen si sinjale pozitive për realizimin e samitit mes dy udhëheqësve.



Trump ka shprehur dëshirën për t’u takuar me udhëheqësin koreano-verior në Singapor në 12 qershor, për t’i kërkuar atij të heqë dorë nga armët bërthamore.

Lexo edhe :  Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve krahasuar me Trump

Megjithatë, në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters, presidenti amerikan pranoi se diçka e tillë mund të kërkojë më shumë raunde negociatash të drejtpërdrejta.

Kujtojmë se përpara kësaj vizite në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali Kim Yong-chol u takua edhe me sekretarin e shtetit Mike Pompeo.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas