Aktualitet

Donald Trump: Turp të shohim flamurin e talebanëve mbi ambasadën e SHBA














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 15/08/21 |
mapo.al

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas rikthimit me dhunë të talebanëve në drejtimin e Afganistanit. Sot ekstremistët morën nën kontroll edhe kryeqytetin, Kabul, ndërsa presidenti i vendit u largua në drejtim të Taxhikistanit.






Mediat e huaja, shkruajnë se Trump është shprehur se është një turp i madh kur shihet se talebanët ngrenë flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane.


“Pasi arrita ta shkatërroj ISIS-in, krijova një mundësi parandalimi të besueshme. Ky parandalues tani është zhdukur.







Talebanët nuk kanë më frikë apo respekt për Amerikën, apo fuqinë e Amerikës.




Çfarë turpi kur talibanët ngrenë flamurin e tyre mbi Ambasadën Amerikane në Kabul. Ky është dështim i plotë që tregon dobësi, paaftësi dhe mospërputhje totale strategjike”, ka thënë Trump.



1


Etiketa: , , ,

Pas