Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Trump u ka kërkuar zyrtarëve t’i shpallnin zgjedhjet të korruptuara

by mapo.al
31/07/2021
in Aktualitet, Bota
0

WASHINGTON (AP) – Ish Presidenti Donald Trump u kishte bërë thirrje zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë që t’i shpallnin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 “të korruptuara” në një telefonatë në muajin dhjetor.

Kjo, sipas shënimeve të marra me dorë nga njëri prej pjesëmarrësve në bisedë. Shënimet e thirrjes telefonike të datës 27 dhjetor u publikuan të premten nga Komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve i udhëhequr nga demokratët.



Ato nënvizojnë përpjekjet e ish-presidentit Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe për të kërkuar mbështetjen e zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe udhëheqësve të tjerë të qeverisë në atë përpjekje.

E-mailet e publikuara muajin e kaluar tregojnë se Trump dhe aleatët e tij në javët e fundit të presidencës së tij i bënë presion Departamentit të Drejtësisë për të hetuar pretendimet e pabazuara për mashtrime të përhapura në zgjedhjet e vitit 2020. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po heton nëse zyrtarët e departamentit u përpoqën të përmbysnin rezultatet.

“Vetëm thoni se zgjedhjet ishin të korruptuara dhe pjesën tjetër ma lini mua dhe përfaqësuesve republikanë”, i ka thënë Trump në një moment Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë Jeffrey Rosen, sipas shënimeve të marra nga Richard Donoghue, i cili në atë kohë ishte zëvendës Prokuror i Përgjithshëm dhe ishte pjesë e bisedës telefonike.

Presioni është edhe më i dukshëm sepse vetëm javë më parë, vetë Prokurori i Përgjithshëm i emëruar nga Trumpi, William Barr, kishte zbuluar se Departamenti i Drejtësisë nuk kishte gjetur prova për manipulime të përhapura që mund të kishin përmbysur rezultatin.

Telefonata e 27 dhjetorit u bë vetëm disa ditë pasi kryeprokurori Barr kishte dhënë dorëheqjen, duke e lënë Rosen në krye të departamentit gjatë javëve të fundit të trazuara të administratës që përfshinë edhe trazirat e 6 janarit në Kapitol, në të cilat mbështetës pro-Trumpit sulmuan ndërtesën ndërsa Kongresi po vërtetonte rezultatet e zgjedhjeve.

“Këto dorëshkrime tregojnë se Presidenti Trump udhëzoi drejtpërdrejt agjencinë më të lartë të zbatimit të ligjit që të ndërmerrte hapa për të përmbysur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në ditët e fundit të presidencës së tij,” tha në një deklaratë kryetarja e komisionit Carolyn Maloney, një demokrate nga Nju Jorku.

Ajo tha se komisioni kishte filluar të caktonte intervista me dëshmitarë. Departamenti i Drejtësisë në fillim të kësaj jave autorizoi gjashtë dëshmitarë, përfshirë Rosen dhe Donoghue, të paraqiteshin para komisionit dhe të jepnin “dëshmi të pakufizuara”, duke cituar interesin publik në “ngjarjet e jashtëzakonshme” të atyre javëve të fundit të administratës.

Gjatë telefonatës, sipas shënimeve, Trumpi u ankua se njerëzit ishin “të zemëruar” dhe fajësonin Departamentin e Drejtësisë për “mosveprim” dhe tha se “Ne kemi një detyrim t’u themi njerëzve se këto ishin zgjedhje të paligjshme, të korruptuara”.

Ai pretendoi se departamenti kishte dështuar t’u përgjigjej ankesave legjitime për krim. Pretendimet e pabazuara të mashtrimit janë refuzuar në mënyrë të përsëritur nga një numër gjykatësish, përfshirë të emëruarit nga Trump, dhe nga zyrtarët zgjedhorë në të gjithë vendin.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i thanë Trump se departamenti ishte duke hetuar, por pretendimet nuk mbështeteshin në prova, dhe thanë se, sipas shënimeve të Donoghue, shumica e informacionit që ai po merrte ishte “i rremë”.

Në një moment të bisedës, sipas shënimeve, Rosen i tha Trumpit se Departamenti i Drejtësisë “nuk mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve me një të kërcitur të gishtave, gjërat nuk funksionojnë në atë mënyrë”.

Sipas shënimeve, Trumpi u përgjigj duke thënë: “Nuk pres që ju ta bëni këtë, thjesht thoni që zgjedhjet ishin të korruptuara.. pjesën tjetër lërmani mua dhe ligjvënësve republikanë.”

Gjatë telefonatës Presidenti Trumpi hodhi mendimin për zëvendësimin e drejtuesit të Departamentit të Drejtësisë me Jeffrey Clark-un, asistent i atëhershëm i prokurorit të përgjithshëm të Divizionit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.

Pasi gazeta The New York Times raportoi se Trump po mendonte një plan të tillë, Inspektori i Përgjithshëm njoftoi se do të hetonte nëse ndonjë zyrtar i departamentit të mëparshëm ose aktual ishte “i përfshirë në një përpjekje të pahijshme” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale./VOA/

Tags: kerkesaTrumpzgjedhjet e korruptuarazyrtarët

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Plagosën me thikë 32-vjeçarin, dy të arrestuar në Tiranë

Vrau kushëririn për pronën, arrestohet Kastriot Hasalla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In