Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Trump vs Greta

by mapo.al
24/09/2019
in Bota, Kryesore
0

Greta Thunberg, vogëlushja autike 16-vjeçare, është kthyer në simbol të betejës për të shpëtuar botën nga ndryshimet e klimës. Disa e quajnë heroinë, të tjerë thonë se është vetëm një fëmijë i keqpërdorur. Në samitin e OKB për klimën, ajo u përball me presidentin e SHBA, Donald Trump, një skeptik i qasjes ambientaliste aktuale

BILD

Skena të rralla në prag të samitit të klimës në OKB.

Krerët e shteteve dhe qeverive u mblodhën në Nju Jork të hënën për të diskutuar luftën kundër ndryshimeve klimatike- për çudi mori pjesë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ngjarja kryesore e këtij samiti ishte fjalimi i aktivistes për klimën, Greta Thunberg.

Trump i hodhi një sy në mënyrë spontane, por nuk e ndoqi fjalimin e Thunberg. Ai qëndroi vetëm për disa minuta, sepse duhej të merrte pjesë në një aktivitet paralel për lirinë fetare, të cilin e kishte organizuar vetë. Kur u pyet se përse u shfaq si mysafir surprizë, Trump tha: “Sepse besoj tek uji dhe ajri i pastër. Ne kemi ujin më të pastër, ajrin më të mirë”.

Edhe nëse Trump e injoroi Gretën në vend- fjalimi i saj nuk e ka lënë të ftohtë. Sepse në Twitter, presidenti i SHBA e ironizoi 16-vjeçaren suedeze.

“Ajo duket një vajzë e re shumë e lumtur, e cila i gëzohet të ardhmes së shndritshme dhe të mrekullueshme. Do jetë kaq e bukur për ta parë,” u tall Trump.

Videoja që po bën xhiron e internetit tregon se si Greta ia hedh sytë Trump. Pamjet janë shpërndarë dhjetëra mijëra herë. “Nëse një foto vlen sa një mijë fjalë, kjo video vlen sa 100 mijë fjalë,” shkruajnë njerëzit.

Ikona e luftës për klimën, Greta, mbajti një fjalim të ashpër me zemërim në Nju Jork. “Si guxoni të vini te ne të rinjtë, kur keni probleme? Ju ma keni vjedhur fëmijërinë dhe ëndrrat me fjalët boshe”.

Një përzierje e tërbimit të pafuqishëm, akuzave dhe luftës me lotët. “Ne kurrë nuk do ju falim,” thirri ajo me një zë të hollë në sallë. “Si guxoni të vini këtu dhe të thoni që po bëni mjaftueshëm”.

Ndërsa po mbante lotët, ajo u kujtoi njerëzve të fuqishëm të mbledhur në sallë, se ata po e shihnin botën që po shkatërrohej. “Sytë e gjeneratave të ardhshme do të jenë mbi ju- dhe nëse ju do na zhgënjeni, ne nuk do u falim kurrë,” tha me zemërim suedezja e re.

Tags: Donald TrumpfjalimiGreta ThunbergklimaOKBpamjetsamiti

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Kush është “Albo”, kryeministri i ardhshëm i Australisë
Bota

Kush është “Albo”, kryeministri i ardhshëm i Australisë

21/05/2022
Next Post
Ivanka Trump i huton të gjithë, pa sytjena në mbledhjen e OKB (FOTO)

Ivanka Trump i huton të gjithë, pa sytjena në mbledhjen e OKB (FOTO)

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë
  • Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden
  • Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In