Aktualitet

Trungjet përshkojnë të gjithë makinën, shoferi shpëton mrekullisht





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 26/10/19 |
mapo.al

Një burrë në shtetin e Xheorxhias, SHBA, ka shpëtuar mrekullisht i gjallë, pasi makina e tij u përplas me një kamion me drurë dhe trungjet u futën në mjet duke e përshkuar të gjithë.


Fotot dramatike u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Zyra e Zjarrfikësve të Kontesë Utifild. Shefi i zjarrfikësve, Edward O’Brien, tha për CNN se shoferi kishte pësuar vetëm dëmtime të vogla.



Megjithatë, zjarrfikësit duhet të sharronin rreth 40 trungje e më pas të çanin makinën për të shpëtuar shoferin. Pas gjithë punës së lodhshme me prerjen e drurëve, u desh vetëm 15 min për ta nxjerrë nga makina, tha O’Brien.


Ai shpjegoi se shoferi kishte mbijetuar vetëm për shkak se ndenjësja ishte tej mase e shtrirë dhe koka e tij kishte përfunduar në hapësirën boshe të krijuar mes trungjeve. “Dukej sikur vendi ishte krijuar posaçërisht për kokën e tij”, tha O’Brien.

<
>
72441493_547293525812598_8229998748999090176_n 72486785_547293662479251_1709498911971868672_n 72547192_547293605812590_8588743838086987776_n 73073688_547293442479273_3939962393282478080_n


Etiketa: , , , , ,

Pas