Kronika

Trupi i Anisës i mumifikuar prej vajit të ullirit dhe uthullës/ Të tjera detaje nga tragjedia në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 03/07/20 |
mapo.al

Tragjedia e familjes Josifi në Kombinat, ka marrë të gjitha dimensionet e një ngjarje horror, nisur nga ajo çfarë ka ndodhur disa muaj më parë, e deri te zbulimi i saj ditën e djeshme.


Zhaneta Jusufi dhe dy vajzat e saj Anisa dhe Blerta ishin përfaqësuese të sektit “Dëshmitarët e Jehovait” dhe besonin te ringjallja pas vdekjes. E ëma dhe njëra prej vajzave, Anisa u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje kritike për jetën ishte vajza tjetër, Blerta.


Kjo e fundit ndodhet aktualisht në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT.


Nëna dhe vajzat kishin shmangur kontaktet me banorët e tjerë të pallatit, ndërsa ka qenë era e rëndë që shpërndahej në pallat për shkak të dekompozimit të trupit të Anisa Josifit, gjë e cila ka alarmuar banorët.


Dyshohet se vajza kishte ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj. Ekspertët kanë konstatuar paraprakisht shenja mumifikimi në trup për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë.

Gjithashtu, ato e kishin mbuluar trupin e Anisës me shumë jorganë dhe batanije me qëllim që të mos shpërndahej era e rëndë e dekompozimit.

Gratë thuajse nuk kishin kontakt me askënd në pallat duke qëndruar brenda në shtëpi, gjë e cila ka shqetësuar vëllain e Zhanetës, i cili kishte tentuar të kontaktonte në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë, kunati i Zhaneta Josifit ka thënë se kishte shkuar dy muaj më parë tek shtëpia e saj duke pyetur për vajzën, por ajo i kishte thënë se nuk e lenë të dalë jashtë sepse nuk kishte përmbushur “ditët e Zotit”.

Më herët, në shtëpinë e Zhaneta Josifit kishte shkuar edhe policia për ta pyetur nëse kishin ndonjë problem se përse nuk dilnin jashtë, por kanë marrë prej tyre deklarimin se po ruheshin nga koronavirusi.

Ishtë vëllai i Zhaneta Josifit që alarmoi policinë pasi e motra nuk i përgjigjej prej disa ditësh në telefon. Pas ndërhyrjes së policisë në shtëpi janë gjetur Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi të vdekura, kurse Blerta Josifi në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  

Zbardhet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat: Vajza ka ndërruar jetë 15 muaj më parë

Reagojnë Dëshmitarët e Jehovait: Familja Josifi s’ka qenë pjesë organizatës sonë


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas