Kronika

Trupi i pajetë në det, policia e Durrësit jep detaje: I përket një gruaje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:18 - 15/05/20 |
mapo.al

DURRËS – Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para lidhur me gjetjen e një trupi të pajetë brenda në det, disa metra larg bregut, pranë Currilave.


Sipas policisë, kufoma i përket një gruaje e cila mbetet e paidentifikuar. Nuk dihet prej sa ditësh trupi i pajetë ndodhet në ujë. Të paqarta mbeten rrethanat e kësaj ngjarje.


Ishte një anije peshkimi mëngjesin e sotëm që pikasi trupin duke pulsuar në det.


Njoftimi i Policisë
Durrës/Informacion paraprak


Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Durrës – Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në det, dyshimet e para


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas