Kryesore

Tryeza për Teatrin, Bujar Kapexhiu: Slogani i vetëm sot, “Rama ik”




               Publikuar në : 16:01 - 14/03/19 |
mapo.al

Nga tryeza e opozitws pwr Teatrin Kombwtar, artisti Bujar Kapexhiu ka thënë se në mendjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan dhe se çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet se kryeministri Rama duhet të ikë. Sipas tij, nëse ikën Rama, ikën edhe rreziku i vendit e në vend që të shkatërrohet, ndërtohet gjithçka. Për ta shpjeguar këtë, Kapexhiu iu referua karikaturës së sotme në gazetën MAPO, me dy qytetarë nga Elbasani që shesin ballokume dhe në tepsi ndodhet dhe një tabelë ku shkruhet “Rama ik” (LEXO KËTU).


“Në mendjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan. Dhe unë do ta shpjegoj me krijimin tim të fundit që ka dalë në gazetë. Ndodhia është në Elbasan, dy qytetarë një burrë e një grua që mbajnë tepsitë me ballokume dhe mes të dyve është Edi Rama që i shikon i çuditur sepse mes ballokumeve ata të dy kanë nga një tabelë “Rama ik”.

Nëse të gjithë qytetarët që shesin ballokume në rrugën e gjatë të Elbasanit do të kishin “Rama ik”, do të ishte shumë filmike. Duhet të ekzistojë. Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithçka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim “Rama ik”, ikën rreziku, ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet”, u shpreh Kapexhiu.

LEXO EDHE:

Edmond Tupja drejton gishtin te Rama: Diktatorët, frikë nga Teatri

Flutura Açka: Do lidhemi me zinxhirë nëse prishin Teatrin Kombëtar


Etiketa: , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas