Kryesore

Tryeza për Zgjedhoren, Bylykbashi: Mazhoranca s’është e gatshme për identifikimin biometrik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 28/05/20 |
mapo.al

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për Reformën Zgjedhore. Në mbyllje të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se është diskutuar votimin elektronik dhe identifikimin biometrik, për të cilin thekson se mazhoranca nuk është e gatshme.


“U diskutua një nga çështjet më të rëndësishme që ka parashtruar opozita. U hap debati në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq, për ne doli sot e qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit. Në mënyrë që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur asnjëherë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar dhe të mos votohet me karta të falsifikuara”, tha Bylykbashi.


Më tej, ai theksoi se kjo është një nga temat kryesore të opozitës dhe pa u arritur një kompromis mbi këtë çështje është e vështirë që të arrihet kompromis mbi administratën zgjedhore.


“Ne presim që nesër në 11:00 mazhoranca të vijë me një propozim, ku të jetë i qartë identifikimi biometrik në të gjitha qendrat e votimit. Ky të jetë një detyrim për KQZ dhe qeverinë, në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet”, tha Bylykbashi.



Etiketa: ,

Pas