Kryeministri i ri grek, Alexis Tsipras, tha se vendi i tij nuk do të falimentojë për shkak të borxheve.
Komentet e tij u bënë në mbledhjen e parë të qeverisë, që kur u zgjodh të dielën.
Lideri i Syriza-s tha se do të negociojë me kreditorët në lidhje me paketën e shpëtimit prej 240 miliardë eurosh.
Duke thënë se prioriteti i tij është që të ndihmohen personat në nevojë, Tsipras premtoi se do ketë propozime realiste për një rimëkëmbje ekonomike dhe u angazhua se do luftojë korrupsionin.
Sipas BBC, BE e ka paralajmëruar qeverinë e tij që t’i përmbahet angazhimeve për çështjet e kreditimit.
Ndërkohë që Tsipras fliste për herë të parë në mbledhjen e qeverisë, interesi i bonove greke kërceu mbi 10 përqind- duke reflektuar shqetësimin e investitorëve për rreziqet e ristrukturimit të borxhit.